Kur Siri u prezantua në fillim, askush prej përdoruesve nuk ia kishte idenë e potencialit të asistentëve virtual. Në 2016, pas vitesh mbledhje informacioni, edhe Google prezantoi asistentin e tij virtual, të aftë për t’u përgjigjur pyetjeve e për të realizuar mjaft detyra të dobishme.
Ai tashmë ndodhet në çdo pajisje Android, por kjo nuk do të thotë që secili përdorues i atij sistemi operativ e do në jetën e tij.
Një asistent virtual nuk mund të ç’instalohet por mund të ç’aktivizohet pa problem.
Janë disa mënyrat për ta fikur atë, ne zgjodhëm atë më direkten, nëpërmjet cilësimeve të smartphonit.
Fillimisht shko tek Settings dhe zgjidh Google.
Trokit mbi Account Services e më pas shko poshtë tek Search Assistant & Voice.
Zgjidh Google Assistant nga opsionet e më pas shko poshtë tek Assistant devices.
Nga aty zgjidh pajisjet që dëshiron tua fikësh asistentin dhe kjo duhet të funksionojë.
Nuk ekziston një mënyrë për fikje automatike të tij duke i urdhëruar të fikë veten ndaj më mirë ndiq hapat.