WhatsApp duket se po përgatitet për t’i lejuar përdoruesit të shpërndajnë fotografi në kualitetin origjinal pa bërë proçesimet e zakonshme që ulin cilësinë e imazhit. Kjo gjë bëhet për të minimizuar ngarkesën në serverin e saj si dhe për të kursyer hapësirën në smartphone-t e përdoruesve.
Momentalisht WhatsApp ofron 3 opsione për cilësinë e fotografive të shpërndara: “Auto”, “Best Quality” dhe “Data Saver”. Megjithatë edhe nëse ju zgjidhni opsionin “Best Quality” do të ketë sërisht një proçesim të vogël të fotografisë për uljen e cilësisë.
Sipas WABetaInfo, duket se WhatsApp po planifikon që së shpejti të integrojë një shërbim të ri që i lejon përdoruesit të konfigurojnë cilësinë e të gjitha fotografive që shpërndajnë në momentin para se ta dërgoni këtë foto.
Ky opsion do të bëjë të mundur që ju të shpërndani foto me cilësinë e lartë origjinale. Për momentin ky shërbim është në zhvillim e sipër dhe mund të vijë në të ardhmen përmes një update-i të aplikacionit. Ka shumë mundësi që ky shërbim të vijë vetëm për fotografitë dhe jo për videot që ne shpërndajmë me njëri-tjetrin.
Mirëpo mund të ketë disa shqetësime me ardhjen e këtij shërbimi të ri për sa i përket hapësirës në smartphone-in tuaj. Fotot e proçesuara nga WhatsApp zënë një hapësirë shumë të vogël në krahasim me fotot që kanë kualitetin origjinal, kështu që kur ky shërbim të vijë në WhatsApp bëni mirë mos ta përdorni gjatë gjithë kohës.