Google ka prezantuar një shërbim të ri të fuqizuar nga AI, të quajtur Web Guide, i cili organizon rezultatet e kërkimit në kategori të dobishme dhe të strukturuara. Kjo veçori synon ta bëjë më të lehtë navigimin përmes kërkimeve komplekse, “si të udhëtosh vetëm në Japoni” apo pyetje më specifike si menaxhimi i marrëdhënieve midis personave që jetojnë në zona të ndryshme kohore.
Ndryshe nga kërkimi tradicional që jep një listë të thjeshtë me links, Web Guide i grupon rezultatet sipas temës. Për shembull, kur kërkon “Këshilla për të filluar pasionin e fotografisë”, Web Guide jo vetëm që jep links të përgjithshme, por i organizon ato në kategori si “Udhëzues gjithëpërfshirës për fillestarët”, “Të kuptuarit e cilësimeve të kamerës” dhe “Mjeshtërimi i ekspozimit”. Çdo kategori përmban përmbajtje të zgjedhur për atë aspekt specifik, duke e bërë më të lehtë për përdoruesin të fokusohet në atë që i nevojitet.

Kjo qasje e strukturuar ndihmon përdoruesit të ndjekin më lehtë rrugën e tyre të të nxënit ose eksplorimit dhe e bën përvojën e kërkimit më të efektshme. Web Guide është pjesë e përpjekjeve më të gjera të Google për të integruar AI në Search, pas shërbimeve si AI Mode dhe AI Overviews. Ndryshe nga këto që fokusohen në fusha të veçanta si blerjet, Web Guide përmirëson funksionin bazë të kërkimit.
Një avantazh tjetër është se përdoruesi mund të shmangë përmbajtjen e AI nëse dëshiron — duke klikuar “më shumë”, do të shfaqen rezultatet tradicionale si më parë.
Për momentin, Web Guide është i disponueshëm për ata që zgjedhin ta provojnë përmes Google Labs. Aktivizo opsionin “Try the new AI-organized Web results” dhe provo veçorinë, me mundësinë për t’u rikthyer te Search standard kur të duash. Google planifikon ta shtrijë këtë përvojë edhe në pjesë të tjera të kërkimit.