Statuset e WhatsApp sado të çuditshme të na duken përdoren në masë nga mjaft njerëz. Versioni i Stories për këtë aplikacion u prezantua ndonjë vit më parë e përderisa vazhdon të ekzistojë përdorimi është i ndjeshëm.
Njëkohësisht me të u prezantua edhe një opsion privatësie i cili lejon që bashkëbiseduesi të mos e kuptojë nëse e ke lexuar mesazhin e tij apo jo duke hequr vijat blu.
Fatmirësisht kjo aftësi shtrihet edhe tek statuset, ekziston një mënyrë që ta shohësh statusin/storien e tjetrit pa e marrë vesh ai se e ke parë.
WhatsApp> Setting> Privacy> Fik Read receipt.
Por nga ana tjetër opsioni funksionon njësoj edhe për ty, nuk do e dish kurrë kush e ka hapur statusin tënd ndaj duhet të zgjedhësh kompromisin tënd.