Përveç aktivitetit tënd digjital, Facebook mban shënim edhe atë fizik, duke ruajtur çdo lokacion apo rrugë që përshkon nëpërmjet aplikacionit të shkarkuar në smartphonin tënd.
Strumenti Facebook Location History View mundet të të informojë për gjithë këtë historik. Kompania thotë se e ruan këtë informacion për të të ofruar shërbim më të mirë, për të etiketuar lokacionet në rast postimi, për reklama më të përshtatshme, për Nearby Friends etj.
Fatmirësisht nëse këto të dhëna të duken shumë intime, mundesh ta ndalosh që tani gjurmimin duke shkuar tek aplikacioni Facebook në smartphone.
– Zgjidh menunë lart djathtas dhe futu tek Settings & Privacy
– Privacy Shortcuts
– Manage Your Location Settings
– Zgjidh Location Access
– Fik “Location History“
– Zgjidh Location Services dhe fik “Use Location“
Ndërsa për të fshirë historikun e deri tanishëm
-Shko tek Manage Your Location Settings
-Zgjidh View Your Location History
-Hap menunë me tre pika në të djathë
-Trokit mbi “Delete all location history“