WhatApp ka qenë goxha bujar këtë vit me opsione e shërbime të reja. Por edhe për vetë kompaninë ka qenë periudhë mjaft e frytshme me rekorde përdorimi si kurrë më parë. Parashikohet ama që logjikisht edhe këtë vit që po vjen kompania të mos rrijë duarkryq, sipas shumë burimeve jo-zyrtare ndryshimet kryesore që do të vijnë në WhatsApp në 2021 janë këto:
Telefonata dhe video-telefonata edhe për web.
Si aplikacioni për desktop ashtu edhe ai në web, janë shumë efikase në përdorim, e vetmja pikë që e pozicionon mbrapa platformave të video konferencimit online është mungesa e video-telefonatës. Sipas WABetaInfo testet kanë filluar të aplikohen në disa rrethe të ngushta. Foto të ndërfaqjes kanë filluar madje të qarkullojnë ndaj edhe natyrshëm një pretendim me vend do të ishte viti që vjen si premierë.
Copy-paste disa foto njëherësh.
Një përditësim i cili pritet të vijë së shpejti në iOS, duket se aktivizon kopjimin e disa fotove videove njëkohësisht. Për t’i kopjuar mjafton të shkosh tek aplikacioni yt i fotove, të zgjedhësh me shumicë e më pas të shtypësh “export” e më pas “copy” e kur të kthehesh tek chati bëj thjesht “paste“. Kaq e thjeshtë.
Ndryshimi i kushteve të përdorimit.
WABetaInfo thotë se nga fillimi i shkurtit WhatsApp do të kërkojë rifirmosjen e Policës për Privatësinë si dhe Kushtet e Përdorimit, dhe nëse nuk e bën këtë ekziston mundësia që të të mbyllet llogaria. Përveç periudhës së ndërrimit asgjë nuk është zbardhur për ndryshimet që pritet të vijnë.