Ajo çka zakonisht tërheq vëmendjen tonë në ekrane, përkthehet ndryshe kur vjen puna tek aplikacionet mobile. Këto rezultate i kanë sjellë studiuesit e Universitetit Aalto.
Gjatë studimit skuadra kërkimore përdori një sërë ndërfaqjesh mobile dhe teknologji për ndjekjen e lëvizjes së syve, për të parë si reagon një përdorues ndaj screenshoteve të programeve iOS dhe Android.
Studimi konfirmon se disa prej principeve të design-it të programeve janë legjitime. Shikimi zakonisht rrëshket nga cepi i majtë lartë, deri tek të tjerat, si një nevojë për të skanuar gjithçka.
Teksti luan një rol shumë të rëndësishëm, kjo për shkak të informacionit, gjatë përdorimit të parë, përdoruesit tentojnë të përqëndrohen tek elementet e tekstit e më pas logot, etiketat dhe ikonat.
Fytyrat gjithashtu tërheqin vëmendje të përqëndruar, por kur shoqërohen nga teksti vëmendja shkon më shumë tek lokacioni i tekstit.
Sa i përket fotografive, ajo që tërheq më shumë vëmendje janë ngjyrat, kthesat, tekstura dhe lëvizja. Por kur vjn puna për ndërfaqje grafike për përdorim, kompozimi grafik ka shumë rëndësi.
Partnerë të këtij studimi ishin edhe IIT Goa (Indi) Yildiz Technical University (Turqi) dhe Huawei Technologies (Kinë).