October 30, 2020

WhatsApp do të mund të përdoret nga disa aparate njëkohësisht shumë shpejtë

Vlerëso këtë lajm
(2 votes)
WhatsApp do të mund të përdoret nga disa aparate njëkohësisht shumë shpejtë

Pra më në fund erdhi dita, disa përdorues po shohin seksionin "Linked devices"WhatsApp çka do të thotë se aftësia për ta përdorur shërbimin në disa aparate njëkohësisht është afër.

Sipas WABetaInfo aplikacioni do të të lejojë të lidhesh me aparate të ndryshëm edhe pa një lidhje interneti. Nuk është ende plotësisht e qartë si do të funksionojë sinkronizimi i mesazheve midis tyre por ndoshta ka të bëjë me faktin se edhe nëse aparati kryesor nuk ka internet të tjerët do të vazhdojnë të kryejnë shërbimet.

Deri tani mendohet se do të jetë 4 numri i aparateve që mund të përdorin të njëjtën llogari. Për më tepër edhe nëse smartphoni kryesor është i fikur, mund të vazhdosh ta përdorësh në desktop pa problem.

WhatsApp planifikon të sjellë një ndërfaqe më moderne për klientët e desktopit, dhe do të garantojë enkriptimin e sigurt nga skaji në skaj.

 

WhatsApp-Multi-device-logins.jpg

Monday, 21 September 2020 15:10 Last modified on Monday, 21 September 2020 16:40

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo