January 29, 2022

Ushtria zvicerane zëvëndëson WhatsApp me aplikacionin vendas Threema pas shqetësimeve të privatësisë

Ushtria zvicerane zëvëndëson WhatsApp me aplikacionin vendas Threema pas shqetësimeve të privatësisë

Ushtria zvicerane ka ndaluar përdorimin e WhatsApp, Signal, Telegram dhe aplikacioneve të tjera që ofrojnë komunikimin e enkriptuar për të gjithë personelin e saj, sipas raportimeve të fundit nga Associated Press. Stafi është udhëzuar për të përdorur aplikacionin e krijuar në këtë vend të quajtur Threema.

Ky njoftim u bë i ditur përmes një letre të dërguar drejt stafit kryesor të ushtrisë në dhjetor, dhe arsyeja kryesore e ndalimit të përdorimit të aplikacioneve të huaja ishin shqetësimet mbi privatësinë, pasi autoritetet në Washington mund të fitojnë akses në të gjitha të dhënat e kompanive nën juridiksionin amerikan, siç përshkruhet në US Cloud Act.

Ky akt detyron të gjithë ofruesit e shërbimeve nën juridiksionin e SHBA të bashkëpunojnë në rastin e shfaqjeve të mandateve të kërkimit, pavarësisht vendndodhjes së serverave.

Si një kompani zvicerane pa server në SHBA, Threema nuk është e detyruar t’i ofrojë akses autoriteteve amerikane mbi të dhënat e përdoruesve.

Pas mbrojtjes strikte të privatësisë të mandatuar nga European GDPR Regulations, korporatat multinacionale dhe mbështetësit e ruajtjes së privatësisë apeluan që të dhënat e ruajtura në Evropë të jenë larg sistemit gjyqësor të SHBA.

Saturday, 08 January 2022 01:19

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo
Kristian Hodo
Klementina Mema

 

 

Geek Room © 2019