May 18, 2021

Shërbimi Immersive View në Zoom i bën takimet online të duken sikur jemi pranë njëri-tjetrit

Shërbimi Immersive View në Zoom i bën takimet online të duken sikur jemi pranë njëri-tjetrit

Zoom po prezanton një shërbim të ri të quajtur Immersive View e cila do të jetë e aksesueshme nga të gjithë përdoruesit free dhe pro që marrin pjesë në webinars me deri në 25 vetë.

Ky shërbim është si një shtesë e background-eve virtuale ekzistuese, por fokusohet në vendosjen e pjesëmarrësve në një vend tepër realistik. Personat që nisin një meeting mund të aktivizojnë Immersive View nga e njejta menu ku gjendet Speaker View dhe Gallery View dhe më pas Zoom do të vendosë pjesëmarrësit në skena virtuale si një auditor. Pozicionimi i tyre mund të bëhet automatikisht nga aplikacioni ose host-i mund t’i ndërrojë vendin atyre sipas dëshirës.

Screen_Shot_2021_04_23_at_4.11.13_PM.png

Zoom thotë se organizuesi mund të ndryshojë madhësinë e pamjes së pjesëmarrësve ose dhe të përdorë një nga skenat e tij nëse është “mërzitur” nga skenat që ofron aplikacioni.

Problemi kryesor i këtij shërbimi është se funksionon vetëm për deri në 25 pjesëmarrës. Pjesa tjetër e njerëzve në një meeting do të duken në një video thumbnail në pjesën e sipërme të ekranit. Gjithashtu vlen të theksohet se personat që nuk përdorin versionin më të fundit të Zoom nuk do të mund të përdorin këtë shërbim.

classroom_immersive.gif

Tuesday, 27 April 2021 02:14

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo