Arsyeja pse servisi i lagjes dhe shitësi zyrtar i riparojnë smartphonët me një diferencë çmimi goxha të madhe është sepse ky i dyti përdor pjesët origjinale. Por sidoqoftë ka gjithmonë ofrues të shërbimit të riparimit që deklarojnë se posedojnë pjesë origjinale, mënyra për t’a vërtetuar këtë është pothuajse e pamundur.
Pikërisht këtë pikë synon të godasë Apple me përditësimin e ri që do të vijë së shpejti në iOS 14.4, i cili do të të lajmërojë nëse iPhone yt nuk ka një kamera origjinale. Lajmërimi nuk do të të pengojë nga përdorimi i kamerës, por sidoqoftë dëshiron të të bëjë me dije. Riparimet jo-zyrtare nuk janë gjithmonë një gjë e keqe, ulja e kostos padyshim që është e mirë për këdo që nuk ia mban xhepi.
Ka kritikë që flasin kundra Apple, duke e interpretuar si një strategji për të goditur bizneset e vogla, por jo në këtë rast kompania është në krahun e konsumatorit, në këtë rast ajo na informon që të mos e hamë sapunin për djathë. Kjo nuk është hera e parë që iPhone të lajmëron për pjesët jo origjinale, kur sistemi pikas një ekran apo bateri jo origjinale zakonisht të lajmëron që në gjeneratat e shkuara.