Shërbimi i ri Remix i prezantuar nga Instagram do të lejojë përdoruesit të krijojnë një Reel në formë bashkëpunimi, reagimi dhe më shumë. Ata mund të përdorin audio, të shtojnë efekte AR, filtra duke e bërë Reels-in e tyre më interesant.
Reels që përdorin shërbimin Remix do të kenë një limit kohor prej 30 sekondash dhe një countdown me 10 sekonda maksimumi. Ju do të keni mundësinë të regjistroni audio clips dhe të kërkoni për këngët më popullore të momentit.
Tani ne do t’ju tregojmë se si të përdorni këtë shërbim të ri:
- Fillimisht hapni një reel që ju pëlqen
- Shtypni në 3 pikat dhe zgjidhni “Remix this Reel”
- Ju do të shikoni një pamje të ndarë ku gjysma e saj do të tregojë reels që ju zgjodhët dhe në gjysmën tjetër mund të regjistroni remix-in tuaj.
- Pasi të keni përfunduar regjistrimin, ju mund të shtoni efekte, audio ose voiceover.
Now you can use the Remix feature in Reels to create your own reel next to one that already exists ?
Whether you’re capturing your reaction, responding to friends or bringing your own magic to trends, Remix is another way to collab on Instagram ✨ pic.twitter.com/eU8x74Q3yf
— Instagram (@instagram) March 31, 2021
Për momentin vetëm reels të publikuara në kohët e fundit mund të përdoren nga ky shërbim.