Shërbimi i ofruar nga Clubhouse për të folur lirshëm me ndjekësit dhe miqtë tuaj pa u shqetësuar për video live-streaming duket se ka tërhequr mjaft përdorues. Sigurisht një sukses i tillë nuk mund të lihet pa u shfrytëzuar nga Instagram, i cili ka filluar të përgatitet për të sjellë një version të ngjashëm me të.
Alessandro Paluzzi ka postuar disa imazhe të rreth sherbimeve të reja nga Instagram, të cilat tregojnë se si përdoruesit mund të zgjedhin një ikonë mikrofoni për të filluar transmetimin njësoj si Instagram Live. Këto imazhe bëjnë të ditur se rrejti social ndodhet tani në stade të avancuara dhe shumë shpejt Clubhouse mund të përballet me një rival të ri.
#Instagram is working on audio rooms ? pic.twitter.com/5TI6YzLi9A
— Alessandro Paluzzi (@alex193a) March 6, 2021
Disa lajme të tjera nga Instagram përfshijnë punën që po kryhet nga kompania për të sjellë end-to-end encryption në chat-et e saj. Ky do të jetë një përmirësim i mirëpritur nga përdoruesit, sidomos duke konsideruar lidhjen gjithjnë e më të madhe me kompaninë Facebook.