Instagrami bën ndryshime të ndjeshme të cilat do ti vijnë në ndihmë kryesisht atyre që kanë një numër të madh ndjekësish por edhe në luftën kundër bullizmit.
Tashmë do të mund të fshihen në grup deri në 25 komente, apo të kufizohen disa profile njëherësh. Gjithçka bëhet për të mbajtur një atmosferë sa më pozitive.
Gjithashtu Instagrami do ti japë përdoruesve të vet më shumë kontroll sa i takon tag-imeve. Njerzit mund të zgjedhin ti japin mundësinë të gjithëve, vetëm miqve ose askujt që ti etiketojë në komente, përshkrime, apo story. Ky opsion gjendet tek seksioni i privatësisë së llogarisë.
Për më tepër Insta po provon të ofrojë fiksimin në krye të një komenti në një post. Njerzit do të mund të zgjdhin disa komente su të preferuarat, njejtë si YouTube. Kjo lejon të theksohen bisedat më pozitive.
Edhe një herë këto janë të gjitha më të dobishme për profile me më shumë ndjekës por kanë një pushtet më të madh kundra bullizmit online.
Pasi kjo vazhdon të ngelet një temë mjaft e nxehtë qoftë për Facebook edhe për Instagram.
Anonimati i jep mundësinë individëve me qëllime të gabuara, të lëndojnë këdo që egziston online. Pavarsisht përpjekjeve për një sistem filtrimi të automatizuar, lufta kundër komenteve negative, bulliste ngelet në pjesën më të madhe në dorën e raportimeve nga vetë përdoruesit dhe do të ngelet kështu për një kohë të gjatë.
Vetëm gjatë tre mujorshit të fundit të 2019 dhe të parit të 2020, Instagram i është dashur të reagojë kundra 1.5 milion pjesë kontent negativ, pjesa më e madhe e tyre nga raportet e përdoruesve.