Vendosja e butonit Reels ndoshta nuk është përditësimi ynë i preferuar, por ky i ardhshmi padyshim që po.
Deri tani nëse dëshiron të gjesh diçka në Instagram limitohesh me llogari dhe hashtage, por një përditësim i ri për Mbretërinë e Bashkuar, USA, Kanadanë, dhe Irlandën lejon që më në fund të kërkohet edhe nëpërmjet fjalëve kyçe.
U desh pak kohë që të vinte, por kjo lëvizje do të ndihmojë këdo që dëshiron të rrisë numrin e ndjekësve, pasi nuk do të jetë më nevoja të përdoren hashtaget e duhura.
Sa i përket mënyrës së shfaqjes së rezultateve, algoritmet do të konsiderojnë një sërë faktorësh si koha, përshkrimi dhe foto apo video e shfaqur. Instagram thotë se do të përdorë machine learning për të ofruar materialin më të saktë që i përket përdoruesit.
A është ky fundi i thurjes ikonike të Instas?