Vitin e kaluar Google prezantoi planet e saj për të kthyer Gmail në një platformë tepër fleksibël rreth komunikimit dhe punës, duke lançuar chat, video calls dhe funksionalitetet e Google Docs.
Njoftimi në datën 15 qershor në website-n zyrtar The Keyword shënon fillimet e Gmail-it të ri. Google vendosi që kjo formë e re të mbetet e çaktivizuar për pjesën më të madhe të përdoruesve si fillim. Nëse ju nuk jeni përzgjedhur nga kompania si pjesë e eksperimentit, me shumë mundësi juve nuk do t’ju shfaqet ndërfaqja e re e Gmail në mënyrë të menjëhershme.
Nëse ju keni dëshirën të provoni eksperiencën e re, mjafton të ndiqni hapat e mëposhtme:
- Hapni Gmail web interface
- Zgjidhni ikonën e Settings për të shfaqur quick settings, dhe më pas do të shihni opsionin “See All Settings”
- Më pas shkoni në kategorinë Chat and Meet
- Për të aktivizuar ndërfaqjen e re të Gmail, mjafton të klikoni në Google Chat dhe bëni Save Changes
Gmail i ri do të shfaqet menjëherhë pasi ju të keni klikuar këtë buton. Tashmë në sidebar do t’ju shfaqen 3 kategori të reja: Chat (aplikacioni kryesor për chat), Rooms (për t’u regjistruar në chat rooms) dhe Meet (për video calls). Për të gjithë personat që nuk e pëlqejnë ndërfaqjen e re, mjafton të ndiqni hapat e mësipërm dhe të zgjidhni Off në opsionin Chat.