Ishte vetëm një çështje kohe deri sa Facebook të “huazonte” shërbimet e ofruara nga Clubhouse. Rivali i ri, i cili quhet Hotline, sapo u prezantua nga Facebook dhe kërkon të përfitojë sa më shumë nga formati popullor i komunikimit.
Hotline u zhvillua nga divizioni NPE (New Product Experiment) që rregullisht meret me prezantimin e ideve të reja (në këtë rast ideja ishte jo aq e re). Megjithatë Hotline ofron disa shërbime që e diferencojnë disi nga Clubhouse dhe Spaces të Twitter.
Ai suporton videon dhe lejon përdoruesit ta hapin ate gjatë kohës që pyesin. Video duket të luajë një rol dytësor, pasi ai kryesor është komunikimi nëpërmjet audios. Dhoma organizohet në disa rrathë të vegjël që shfaqin foton e profilit dhe nuk zënë një pjesë të madhe si në rastin e Twitch. Gjithashtu pjesëmarrësit mund të zgjedhin të dëgjojnë bisedën ose të jenë pjesëmarrës në të. Organizuesit i jepet mundësia të fshijë pyetjet ose të largojë pjesëmarrësit nga sesioni.
Është gjithashtu me vlerë të përmendet se Hotline regjistron automatikisht bisedat. Kjo mund të jetë e dobishme për disa lloje komunikimesh, si përshembull podcastet, por eleminon anonimitetin që ofrohet nga Clubhouse.
Për momentin përdoruesve po i kërkohet të regjistrohen në të përmes Twitter, dhe pse aplikacioni është i dizenjuar nga Facebook.