Facebook ka vendosur të përfshihet në lojën e subscription newsletter me prezantimin e Bulletin, e cila lejon përdoruesit të publikojnë njoftime falas ose me pagesë të cilat mund të postohen në web, të dërgohen në inbox-et e të abonuarve dhe të shpërndahen në Facebook.
Përfitimi më i madh nga Bulletin për përdoruesit është se Facebook nuk do të marrë një pagesë nga personat që shkruajnë të cilët do të mbajnë pronësinë e plotë të shkrimit të tyre dhe listën e të abonuarve.
Platforma e re është” fokusuar në fuqizimin e shkrimtarëve të pavarur, duke i ndihmuar ato të kapin audience të reja dhe të fuqizojnë biznesin e tyre.”, siç tha vetë Mark Zuckerberg, CEO i Facebook.
Bulletin është një përgjigjje direkte ndaj rritjes së popullaritetit të Substack dhe produkteve të tjera të “gazetave”. Substack po përdoret nga pjesa më e madhe e shkrimtarëve, duke përfshirë dhe Glen Greenwald dhe Anne Helen Petersen, falë inkurajimit përmes pagesave të garantuara. Twitter gjithashtu sapo zyrtarizoi blerjen e Revue, një tjetër platformë newsletter, mirëpo ajo nuk është integruar akoma në këtë rrjet social. Substack merr 10% nga abonimet e përdoruesve, ndërkohë që Revue merr vetëm 5%.
Megjithatë Bulletin nuk po pranon regjistrimet akoma, pasi është ende në fazë testimi.