Covid-19 na ka detyruar të ndërrojmë shumë aspekte të jetës. Një prej viktimave të tij janë padyshim edhe kinematë por edhe eksperiencat e të shikuarit të materialeve në grup në përgjithësi.
Facebook bëhet pjesë e ndryshimit duke sjellë “Watch Together“, një shërbim i cili do të lejojë të shohësh të gjitha materialet e Facebook Watch njëkohësisht me miqtë e tu pavarsisht se në vendndodhje të ndryshme. Deri në 8 persona njëherësh në Messenger dhe 50 në Messenger Rooms.
Një detyrë e tillë nuk është aspak e lehtë pasi shërbimi duhet të lidhet rrjetin e distribuimit të kontentit të Facebook, dhe cilësia e lidhjes së internetit mund të ndryshojë ndër përdorues, të cilët duhet të jenë në të njëjtin minutazh gjithë kohës.
Facebook premton se të gjithë pjestarët mund të zgjedhin videon, ta ndalojnë, ta shtyjnë përpara, prapa apo ta mbyllin atë.
Megjithse duket thjesht si një opsion për t’u relaksuar për të parë video të zakonshme, potenciali i saj është i madh teksa përdoruesit mund të shohin sezone fitnesi së bashku por edhe filma e programe televizive të cilët do të vijnë së shpejti në platformë.
Për momentin opsioni është i disponueshëm vetëm për iOS dhe Android, Facebook premton se do ta sjellë për versionin desktop në javët e ardhshme.