Unicode Consortium është një organizatë jo fitim-prurëse e cila merret me organizimin, lejet dhe aprovimin e Emoji-ve të reja, në mënyrë universale pavarsisht nga sistemi operativ.
Tradicionalisht me daljen e çdo sistemi të ri operativ, vjen edhe një set i ri me figurinat aq të dashura. Burime nga organizata konfirmojnë se së shpejti nuk do na duhet të presim përditësimet e OS, pasi në protokollin e ri, emojit do të ruhen në një skedë tjetër në sistem.
Duke sjellë rrjedhimisht pavarsinë nga njëra tjetra, çka do të thotë se emojit mund të vijë edhe më shpejtë por edhe aplikacionet e treta do të kenë mundësi aksesi më të lehtë. Kjo gjithmonë për sistemin Android.
Këto rregulla ende nuk janë përfshirë në projektin open source të Android ndaj asgjë zyrtare për momentin.