Sa më shumë kohë kalojmë në botën digjitale aq më shumë material qarkullojmë dhe duket krejt e natyrshme edhe të shqetësohesh për sigurinë e tyre. Ndaj edhe kompanitë përpiqen të rrisin besimin nëpërmjet niveleve të reja të sigurisë siç është bio-siguria.
Këtë po bën edhe Facebook teksa teston së fundmi implementimin e shenjës së gishtit apo relievin e fytyrës si një mënyrë për të kyçur Messenger.
Hap i ndërmarrë përpara një viti edhe tek WhatsApp. Praktikisht aplikacioni mund të kyçet në mënyrë të pavarur nga smartphoni, dhe për tu futur tek bisedat e tua do të të kërkohet një fjalëkalim, Face ID ose Touch ID.
Kjo mund të përcaktohet menjëherë pasi je larguar nga aplikacioni ose një interval specifik.
Për momentin po testohet tek aparatet iOS por pritet së shpejti të vijë edhe tek Android users.