Komisioni Evropian dhe rregullatorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë nisur hetimet për një mocion mosbesimi ndaj Facebook pas shqetësimeve se shërbimi Marketplace po çrregullon padrejtësisht kompeticionin e reklamave të klasifikuara.
“Facebook mbledh një numër të madh informacionesh nga përdoruesit e rrjeteve sociale dhe më tepër, duke e ndihmuar të shënjestrojë një grup specifik blerësish. Ne do të hetojmë nëse këto të dhëna i japin Facebook një avantazh të paligjshëm në sektorin e reklamave të klasifikuara.” u shpreh Margrethe Vestager në një deklaratë.
Gjithashtu ky komision tha se gjatë kërkimeve të para është zbuluar se Facebook po përdor dhe të dhëna nga shërbime të tjera rivale të reklamave të klasifikuara që gjenden në këtë platforme.
Një zëdhënës i Facebook, pasi u pyet rreth këtyre deklaratave, tha se akuzat janë “pa meritë”, duke shtuar se Marketplace dhe Facebook Dating janë pjesë e tregjeve mjaft kompetitive.
Komisioni Evropian ka vite që dyshon mbi teknikat e përdorura në shërbimin Marketplace, i cili numëron 800 milionë përdorues aktivë. Në 2019 ata dërguan disa pyetësorë drejt Facebook rreth këtij shërbimi, të cilat u shtynë nga kompania me arsyen se dokumentet e kërkuara nga KE përmbanin informacione tejet sensitive.