Apple lajmëroi ditën e mërkurë se ka në plan t’i mundësojë përdoruesve enkriptimin e të dhënave të ngarkuara në iCloud, si përshembull fotografitë, videot apo shënimet.
Ky shërbim do të quhet Advanced Data Protection dhe do të ndalojë Apple që të shikojë të dhënat sensitive të përdoruesve që gjenden në serverin e tyre. Kjo gjë do të bëjë gjithashtu të pamundur që Apple të bashkëpunojë me forcat ligjzbatuese për dorëzimin e këtyre të dhënave.
Përdoruesit do të zgjedhin nëse duan të enkriptojnë të dhënat, dhe shërbimi do të jetë i aksesueshëm në SHBA në fund të këtij viti.
Dhe pse Apple ka enkriptuar shumë të dhëna që ruan në server, një backup i plotë i pajisjes përfshin mesazhet, kontaktet dhe të dhëna të tjera të rëndësishme që nuk janë end-to-end encrypted, dhe Apple mund t’i aksesonte ato. Kjo lëvizje do të gëzojë shumë persona, të cilët tregonin se kjo ishte një pikë shumë e dobët në politikën e privatësisë së Apple.
Nga ana tjetër forcat ligjzbautese mund të mos jenë aq të kënaqura, pasi shpesh herë kanë përdorur këto informacione për të investiguar ndodhi të ndryshme.