Me sa duket kompania e themeluar nga Jeff Bezos, Amazon, po planifikon të prezantojë së shpejti një browser, i cili mund të jetë shumë i rëndësishëm për kompaninë. Gjatë kohëve të fundit Amazon i ka kërkuar përdoruesve të plotësojnë një pyetësor me pyejte të detajuara, duke përfshirë këtu dhe “disa shërbime të veçanta që do t’i bindnin ata të provonin një broëser të ri për desktop/smartphone nga Amazon”.
“Ne duam të kuptojmë mirë se cilët janë elementët që klientët tanë vlerësojnë nga broëser-i që përdorin aktualisht, dhe cilat janë disa elemente të reja që do të dëshironin të përdornin.” shkruan Amazon në këtë pyetësor, që u vu re për herë të parë nga Nicholas De Leon nga Consumer Reports.
“Duke marrë pjesë në këtë sondazh, ju do të kontribuoni në krijimin e inovacioneve të reja që do të përmirësojnë eksperiencën e navigimit në browser për miliona njerëz në mbarë botën.”
Në këtë sondazh u përmendën mjaft mirë temat si privatësia, ruajtja e passwords në pajisje të ndryshme si dhe shërbime të reja për shopping. Amazon kërkonte nga klientët të vlerësonin rëndësinë e shërbimeve si text-to-speech, extensions, bllokimi i third party cookies si dhe mundësia për të sinkronizuar të dhënat midis desktopit dhe smartphone-ve.
Më poshtë janë renditur pyetjet e plota që gjendeshin në pyetësorin e Amazon.