Dhe pse shumë njerëz përdorin Amazon për të blerë gjëra të ndryshme, shumica e personave nuk blejnë produktet ushqimore të përjavshme në gjigandin teknologjik. Amazon dëshiron që të sigurojë sa më tepër të dhëna mbi zakonet tuaja të blerjes, prandaj tashmë ka nisur ofrimin e kuponëve për të mësuar më tepër rreth jush.
Shërbimi Alexa Shopping List, i cili u prezantua gjatë këtij muaji, shërben si një asistent dixhital që ju ofron kupona për të gjithë produktet që ju keni në listën e blerjeve. Këto kursime mblidhen të gjitha dhe vendosen në gift card-in tuaj Amazon në vetëm pak ditë. Aktualisht ky shërbim ofrohet vetëm në SHBA.
Produktet e ndryshme mund të shtohen në listë nëpërmjet zërit, duke ia kërkuar asistentes dixhitale Alexa, ose duke i shtuar manualisht në aplikacion. Kuponët më pas do të shfaqen në listën pranë produktit, ku ju mund të vendosni për t’i përdorur.
Për të kompensuar këto kuponë (duke fituar shumë më tepër), Amazon ka vendosur të grumbullojë dhe të shpërndajë të dhënat tuaja të gjeneruara nga Alexa Shopping List me Amazon.
Ofertat e bëra nga Amazon janë specifike për disa kompani të caktuara dhe jo në dyqane të veçanta.