Unicode Consortium ka deklaruar se Emoji 14.0 do të vonojë për shkak të Covid-19.
Çka do të thotë se Emoji e rinj të prezantuar në versionin 14 nuk do të vijnë në platforma të mëdha deri në 2022, ndryshe nga 2021 i planifikuar.
Emoji-t e reja zakonisht vijnë në iOS apo Android gjatë vjeshtës ndaj kjo vonesë e shtyn me 6 muaj diku mes vjeshtës 2021 dhe verës 2022.
Ikonat e reja të 14.0 nuk janë finalizuar ende ndaj edhe data e finalizimit është shtyrë për në Shtator.
Për shkak të kohës së shkurtër që u mbeti zhvilluesve për ti integruar në mobile, emojit e finalizuara në Janar nuk shfaqen dot deri në Shtator.
Për shembull emojit e prezantuar tek Release 13.0 në Mars 2020 do të fillojmë ti shohim në vjeshtë 2020.
Me shtyrjen e Unicode 14 edhe afati i sugjerimit për emoji të rinj do të shtyhet për Shtator 2020.
Sidoqoftë 117 Emoji-t e rinj të prezantuar tek 13.0 do të integrohen brenda këtij viti.
Lista e re përfshin: “dorën e Italianëve”, ninja, flamuri Transgender, pjesët anatomike të trupit, fytyra e neveritur, kafshë të reja etj.
Emoji 13 të paktën është akoma brenda afatit ndaj pritet që të gjithë iPhone-ët, iPad-ët apo Mac-ët ti kenë përfshirë brenda vjeshtës.