Fotot me sfond të kuq nga zjarret në San Francisco janë një tregues serioz për dëmin që po i shkaktojnë planetit tonë dita ditës. Një tjetër arsye pse viti 2020 është një nga vitet më të këqija në histori është fakti se do të mbyllë periudhën 5 vjeçare më të nxehtë në histori.
Temperatura mesatare globale 5 vjeçare përpara kohës industriale ka qenë 1.1 gradë celcius, edhe vetëm një gradë sipër kësaj shifre ka pasoja të rënda. Liderët botërorë të cilët firmosën Traktatin e Parisit për marrëveshjen klimaterike janë zotuar që të frenojnë ngrohjen globale nën 1.5 gradë celscius, por sipas raporteve nuk ndodhemi askund afër kësaj shifre.
World Meteorogical Association dhe agjensi të tjera të United Nations shpjegojnë pasojat katastofale që ndryshimet klimaterike, pavarsisht ndalesës prej Covid-19, mund të sjellin për gjeneratat në vazhdim.
Mes tani dhe vitit 2024, ekziston 24% probabilitet që të paktën njëri prej viteve të kalojë kufirin e rrezikshëm të 1.5 gradëve. Kur temperaturat të fillojnë të kapin atë shifër vit pas viti, shkencëtarët parashikojnë se deri në 7% e ekosistemit të Tokës do të ndërrojë biomë. Shumë pyje do të kthehe në kullota dhe më shumë toka të shkreta do t’i afrohen tundrave Arktike.
Këto ndryshime do të detyrojnë njerzit, kafshët dhe bimët që të përshtaten, të migrojnë ose thjesht të zhduken nga vende që i kanë pasur shtëpi. Gjeneratat e ardhshme do të shohin sesi toka do të ngrohet me të paktën 3 gradë të tjera deri në 2100 nëse i përmbahemi politikave të caktuara në marrveshjen e Parisit. Kjo marrveshje detyron secilin nga vendet që të ulë me 7% çdo vit emetimet e gazrave të dëmshme.
Ndoshta këtë vit do ta shohim me të vërtetë këtë ulje, kjo për shkak të ndalimit që pati jeta gjatë karantinës globale, por për fat të keq nuk mundemi ta përcaktojmë saktësisht.
Kjo për shkak se edhe observimet dhe strumentat shkencorë për matjet e nevojshme panë një ndalim goxha në masë gjatë po të njëjtës periudhë