Samsung po zgjeron zyrtarisht mbështetjen për funksionin e ndarjes së skedarëve të ngjashëm me AirDrop përmes Quick Share në më shumë pajisje Galaxy, por kjo kërkon një përditësim specifik softuerik. Ky funksion u prezantua fillimisht në telefonat Pixel të Google vitin e kaluar dhe u soll në serinë Galaxy S26 vetëm muajin e kaluar. Tani, Samsung po e shpërndan më gjerësisht.
Kompania ka konfirmuar se këtë javë funksioni do të jetë i disponueshëm në 10 modele të reja Galaxy, duke përfshirë disa nga pajisjet kryesore të viteve 2024 dhe 2025. Kjo përfaqëson një zgjerim më të madh sesa ai që Google ka bërë deri tani në pajisjet e veta Pixel.
Lista e pajisjeve të mbështetura përfshin:
- Galaxy S25,
- S25+,
- S25 Ultra,
- Galaxy Z Fold 7,
- Galaxy Z Flip 5,
- Galaxy S24,
- S24+,
- S24 Ultra,
- Galaxy Z Fold 6 dhe Galaxy Z Flip 6.
Ndërkohë, modelet Galaxy S25 FE dhe S24 FE mund të përfshihen ose jo, pasi Samsung nuk ka dhënë ende konfirmim për to.
Megjithatë, ekziston një kusht i rëndësishëm: përdoruesit duhet të instalojnë versionin beta të One UI 8.5për të përfituar nga kjo veçori. Ky përditësim është tashmë i disponueshëm për shumë përdorues përmes aplikacionit Samsung Members, ku mund të regjistrohen për programin beta.
Si çdo version beta, edhe ky përditësim mund të sjellë probleme në sistem, aplikacione që nuk funksionojnë si duhet, apo paqëndrueshmëri të përgjithshme. Megjithatë, për përdoruesit që duan patjetër të provojnë funksionin e ri të ndarjes së dokumentave sa më shpejt, instalimi i këtij përditësimi mbetet një opsion i pranueshëm.

