Nëse ju pëlqen ta imagjinoni veten duke kërcyer në shi ose duke qëndruar në frontin e një anijeje turistike, atëherë mund të keni sindromin e personazhit kryesor.
Por shkencëtarët tani thonë se të jetosh jetën tënde sikur të jesh protagonist në çdo rast, në fakt mund të jetë mirë për shëndetin tuaj mendor. Studiuesit nga Universiteti i Misurit zbuluan se njerëzit që e shohin veten si personazhin kryesor dhe jo si “një personazh plotësues”, kanë nivele më të larta të mirëqenies së përgjithshme.
Në punimin e tyre, studiuesit shkruajnë: ‘Këta individë ndihen më autonomë, më kompetentë dhe efektivë, dhe gjithashtu përjetojnë kënaqësi më të mirë në marrëdhënie me të tjerët.’ Për më tepër, edhe të tregosh një histori në të cilën ti figuron si personazhi kryesor është e mjaftueshme për të rritur ndjenjën tënde të kënaqësisë psikologjike.
Në psikologji, termi ‘identitet narrativ’ i referohet mënyrës se si ne e shohim rolin tonë në historinë e jetës sonë. Siç theksojnë studiuesit, tradicionalisht gjithmonë është supozuar se njerëzit e shihnin veten si personazhin kryesor të tregimit. Megjithatë, është gjithashtu e mundur që njerëzit mund ta shohin veten duke luajtur një rol të vogël në një histori më të madhe, ose një rol dytësor në historinë e dikujt tjetër.
Në punimin e tyre, të botuar në Journal of Research in Personality, studiuesit shkruajnë: ”Ata që e konsiderojnë veten si personazhe të vegjël kanë më shumë gjasa të ndihen të penguar në përmbushjen e këtyre nevojave, një gjendje e lidhur me pakësimin e vetë-integrimit dhe mirëqenies.’