Shkencëtarët në Stanford Medicine kanë bërë një zbulim premtues i cili mund të përdoret në të ardhmen për trajtimin e kancerit. Shkencëtarët bënë disa testime dhe modifikuan gjenomën e baktereve që gjendeshin në lëkurë, dhe më pas i përdorën ato për të luftuar kancerin.
Bakteret e quajtura Staphylococcus epidermidis u modifikua për të prodhuar një proteinë që stimulon sistemin imunitar kundrejt tumoreve specifike. Pas kryerjes së testimeve, eksperimenti rezultoi i suksesshëm, pasi bakteret e modifikuara arritën të shkatërronin tipet agresive të kancerit të lëkurës të cilat kishin metastazuar.
Rezultatet u arritën pa patur një inflamacion të dukshëm. “Gjithçka u duk si të ishte një magji,” tha Michael Fischbach, profesor i asociuar në Stanford. “Këto minj kishin disa tumorë shumë agresivë që po rriteshin në trupin e tyre, dhe ne i bëmë një trajtim të kujdesshëm ku thjesht morëm disa baktere dhe i fërkuam në lëkurën e kokës së tyre.”
This is a major breakthrough. https://t.co/CgVYcf3lRY
— MIT Technology Review (@techreview) April 14, 2023
Ky është një tjetër drejtim i ri që ende nuk kuptohet mirë në botën e mikrobiomës dhe baktereve që gjenden në të. “Ishte me të vërtetë shokuese të shikoje se si tumoret që ndodheshin larg zonës ku ne aplikonim këto baktere u zhdukën. Na u desh pak kohë që ta besonim një gjë të tillë.” shtoi Fischbach.
Ekipi i shkencëtarëve shpreson që të nisë eksperimentimin tek humanët brenda pak vitesh.