Një lojë e mirë open-world është e mbushur plot me detaje që tërheqin sa më tepër përdoruesit në përjetimin e lojës. Një ndër elementet kryesor është dhe prezenca e dialogut në sfond. Çdo pjesë e dialogut që dëgjohet në video-lojra duhet të shkruhet nga krijuesit e lojës, dhe ky proçes është shumë i lodhshëm.
Ubisoft, krijuesi i lojrave mjaft të njohura si Assassin’s Creed dhe Watch Dogs, shpreson të reduktojë këtë proçes nëpërmjet Ghostwriter, një mjet machine learning që gjeneron draftet e para të dialogjeve në lojë.
Për të përdorur Ghostwriter, krijuesit e lojës shkruajnë informacione në lidhje me karakterin dhe llojin e ndërveprimit që dëshirojnë të kenë. Më pas Ghostwriter gjeneron variacione të ndryshme. Ndërkohë që krijuesit bëjnë editime në draftet e gjeneruara, Ghostwriter update-ohet duke gjeneruar dialogje më të specializuara më pas.
Idea kryesore është që krijuesit e lojës të kursejnë kohën e shpenzuar në shkrimin e dialogut dhe të merren më tepër me gjërat kryesore të lojës. “Ghostwriter u krijua me ekipin narrativ në bashkëpunim për t’i ndihmuar ato në shkruajtjen e dialogjeve, duke i dhënë atyre më tepër kohë dhe liri që të merren me gjërat kryesore të lojës dhe karakteret.” tregon Ubisoft në një deklaratë për shtyp.