Si fillim le të nisim me një shpjegim të shpejtë për fjalët “ekstrovert” dhe “introvert”. Personat që janë ekstrovertë pëlqejnë të jenë të ndërveprojnë gjatë gjithë kohës me persona të ndryshëm, janë tepër entuziastë dhe flasin shumë. Nga ana tjetër njerëzit introvertë janë në mënyrë të përgjithshme më të rezervuar me fjalët e tyre dhe më të menduar.
Tashmë le të kalojmë në listën e shteteve më ekstroverte dhe introverte në Evropë. Në të dhënat e publikuara nga NERIS Analytics tregohet se në Evropë shteti më introvert është Lituania (55.6%), ndërkohë që shteti më ekstrovert është Shqipëria (52.5%).
Përgjithësisht, vendet e Evropës Verilindore kanë një tendencë për të qenë disi më të ftohtë në komunikimin me njëri tjetrin, ndërkohë që shtetet e Evropës Juglindore janë përgjithësisht më ekstrovertë.
Top 3 e listës së vendeve më introverte plotësohet nga Ishujt Faroe me 55.1% dhe Polonia me 54.8%, ndërkohë që pas Shqipërisë në listën e vendeve më ekstroverte renditen Mali i Zi (52.1%) dhe Zvicra (51.8%).