Një demonstrim i kompanisë kineze Xpeng ka bërë xhiron e rrjetit pasi themeluesi i saj, He Xiaopeng, u detyrua të “zhveshë” robotin e ri humanoid për të provuar se nuk kishte një njeri të vërtetë brenda tij. Roboti I quajtur Iron kryente lëvizje aq reale sa shumë përdorues menduan se ishte mashtrim.
Në një video të postuar në Weibo, He tregoi robotin duke ecur dhe lëvizur në mënyrë natyrale, përpara se një koleg t’i hapte pjesën e pasme të “lëkurës” sintetike, duke zbuluar komponentët e brendshëm dhe tingullin e sistemit ftohës. Videoja u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale kineze, që u renditën të parat në Douyin (versioni kinez i TikTok).
XPENG's next-gen IRON robot effectively crossed the uncanny valley, leading many to believe it was a human in a suit.
— The Humanoid Hub (@TheHumanoidHub) November 6, 2025
In a follow-up event to prove it was a robot, He Xiaopeng had its leg skin cut open in front of a live audience. The robot then walked off the stage. pic.twitter.com/CNF5loZyaf
Pas këtij episodi, aksionet e Xpeng – që kishin rënë 2% pas prezantimit fillestar – u rritën me 1.4%, pasi videoja e verifikimit bindi publikun. Ky reagim masiv theksoi progresin e jashtëzakonshëm të robotikës humanoide në Kinë, duke turbulluar kufirin midis njeriut dhe makinerisë.
Iron është pajisur me modelin Vision-Language-Action (VLA) 2.0, i cili përdor të dhëna vizuale për të interpretuar mjedisin në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke shmangur përkthimet në gjuhë dhe duke përmirësuar efikasitetin. Roboti ka 82 gradë lirie lëvizjeje, një shtyllë kurrizore bionike dhe muskuj sintetikë, që i mundësojnë të ecë, të kërcejë dhe të kryejë lëvizje komplekse.
Xpeng ka ndërtuar dy versione të trupit – një “mashkullor” më të gjerë dhe një “femëror” më të hollë – ky i fundit më sfidues për t’u krijuar. Kompania planifikon prodhimin masiv në vitin 2026, me klientin e parë Baosteel, gjigandi kinez i çelikut, që do ta përdorë në inspektime industriale.

