Vodafone, Qualcomm dhe Thales kanë bashkuar forcat e tyre për të demonstruar një smartphone që përmban teknologjinë e një karte SIM të integruar në proçesorin kryesor, të quajtur iSIM.
Në këtë mënyrë funksionaliteti i iSIM bashkohet me proçesorin kryesor të pajisjes duke bërë të mundur nëj integrim më të mirë të sistemit, performancë të përmirësuar dhe rritje të kapacitetit të memories. Ndryshimi i iSIM nga eSIM qëndron në faktin se këto të fundit kanë nevojë për një proçesor të veçantë, ndërkohë që iSIM eleminon nevojën për të pasur një hapësirë të veçantë për shërbimet e kartës SIM.
Kjo teknologji e re vjen gjithashtu dhe me shumë benefite, si përshembull:
- Lehtësimi dhe përmirësimi i dizajnit të pajises dhe i performancës falë hapësirës së liruar nga vendi fizik i kartës SIM.
- Konsolidimi i funksionit të SIM në proçesorin kryesor bashkë me GPU, CPU dhe modemin.
- Lejon aktivizimin e kartës SIM në distancë nga operatori që shfrytëzon infrastrukturën ekzistuese të eSIM.
- Mundëson integrimin e kartave iSIM tek pajisjet të cilat më parë nuk mund të përfshinin kartat fizike SIM.
Për të testuar këtë teknologji të re, u përdor një Samsung Galaxy Z Flip3 5G që përdorte rrjetin Vodafone dhe kishte të implementuar sistemin iSIM.
Alex Froment-Curtil, zyrtar i lartë i tregtisë në Vodafone tha: “Qëllimi ynë është të krijojmë një botë ku çdo pajisje mund të lidhet në mënyrë të pandërprerë me me pajisjet e tjera dhe ku konsumatori ka kontroll të plotë.”
Article by Xhonald Mamo