Mesa duket nuk qenka vetëm Neuralink i Elon Musk i interesuar për të lexuar valët e trurit, por edhe ushtria e USA.
Një program i financuar nga U.S Army ka arritur të ndajë sinjalet që ndikojnë në sjellje nga ata që nuk ndikojnë. Pra praktikisht komandat e trurit për trupin janë ndarë veç e tani po punojnë me sinjalet emocionale dhe ato që formojnë artikulimin e mendimit.
Kërkuesit duan që me kalimin e kohës të arrijnë të dërgojnë informacion direkt në tru, në mënyrë që ata të ndërrojnë aksion në situata ku nevojitet veprim i shpejtë. Duke krijuar kështu një komunikim të heshtur i cili eventualisht do të lidhë ushtarët me kompiutera duke dhënë e marrë sinjale.
Projekti i është besuar University of Southern California në partneritet me Duke and New York University, dhe Oxford.
Gjatë eksperimenteve, është arritur të lexohen e të ndahen mjaft kategori sinjalesh por vetëm se arrin ta lexosh diçka nuk do të thotë se mund ta kuptosh atë. Sintetizimi i materialeve, krijimi i një alfabeti kërkon dekada kohë por edhe në momentin e krijimit të infrastrukturës kërkohen trajnime të gjata nga njerzit që do të dalin vullnetar për teste.