US Navy vazhdon të tregojë forcën e saj nëpërmjet testimeve të fundit në bregdetin lindor të saj. Si një pjesë e “Full Ship Shock Trial” ishte shpërthimi i 18,143 kilogramë eksplozivi.
Qëllimi i këtij testimi ishte të testohej aftësia e aeroplanmbajtëses USS Gerald R. Ford për t’i bërë ballë kushteve të betejës.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA e regjistroi shpërthimin si një tërmet të shkallës 3.9 ballë.
Pas përfundimit të testimeve, luftanija do të rikthehet në një dok të thatë për t’iu nënshtruar riparimeve të mëtejshme dhe mirëmbajtjes.