AMD paralajmëroi të gjithë përdoruesit se proçesorët e saj po hasin probleme me performancën pas upgrade-imit në Windows 11, dhe tashmë një tjetër update i këtij OS e ka përkeqësuar performancën e tyre. TechPowerUp raporton se ato po shohin një latency të rritur, gjë që tregon për përkeqësimin e situatës.
AMD dhe Microsoft gjetën 2 probleme me Windows 11 në proçesorët Ryzen. Ky sistem operativ mund të shkaktojë që L3 cache latency të trefishohet, duke ngadalësuar performancën me 15% në lojëra të caktuara. Problemi i dytë prek teknologjinë preferred core të AMD, e cila drejton threads drejt core më të shpejtë në proçesor. AMD thotë se ky problem mund të impaktojë performancën gjatë kryerjes së aktiviteteve që lidhen me CPU.
TechPowerUp mati L3 cache latency në Ryzen 7 2700X dhe vuri re një vonesë prej 10ns, ndërkohë që me Windows 11 koha u rrit në 17ns. “Kjo gjendje u përkeqësua shumë me ‘Patch Tuesday’ update në datën 12 tetor, duke e çuar vonesën në 31.9ns.” tha kjo kompani.
Zgjidhja e këtij problemi me sa duket do të vijë në fund të këtij muaji për të gjithë proçesorët Ryzen. Problemi i parë do të zgjidhet nga Windows, dhe raportimet e tanishme tregojnë se në datën 19 tetor ai do të jetë gati, ndërkohë që problemi i dytë do të zgjidhet përmes një driver-i nga AMD.