Browser-i Edge i bazuar në Chromium solli përmirësime shumë të nevojshme kundrejt versionit origjinal të Edge në Microsoft në shumë mënyra të ndryshme. Megjithatë, duket se ky browser ka arritur fundin e rrugëtimit për Windows 7 dhe Windows 8, pasi do të ndalojë së suportuari pajisjet që përdorin këto versione OS në janar të vitit të ardhshëm.
Dhënia fund e suportit për këtë browser do të vijë vetëm disa ditë pas përfundimit të mbështetjes me përmirësime sigurie për këto dy sisteme operative, deri në datën 10 janar. Në të njejtën kohë dhe suporti i Google Chrome për Windows 7 dhe 8 do të përfundojë me versionin e 110.
Nëse ju mendonit se Microsoft 7 prej kohësh nuk merrte rifreskime sigurie, e keni ditur gabim. Shumica e njerëzve nuk po merrnin më përmirësime sigurie të përgjithshme për Windows 7 në 2020. Mirëpo për shkak se Windows 7 ishte shumë i përdorur në biznese, Microsoft ndërmorri një hap të veçantë dhe i ofroi këtyre sistemeve suport për 3 vite të tjera kundrejt pagesave.
Megjithatë dhe kësaj periudhe i erdhi fundi. Ky shërbim nuk do të ofrohet në të njejtën mënyrë për Windows 8, i cili është më pak i përdorur.
Edge do të vazhdojë të suportohet në Windows 10 dhe 11, si dhe në versionet për macOS, Linux, iOS dhe Android.