Studiuesit në MIT kanë qenë duke punuar fort gjatë këtij viti me projekte si RoboCap dhe MuscleRehab System.
Sistemi MuscleRehab i mundëson doktorëve të shikojnë strukturën e brendshme të trupit gjatë rehabilitimeve fizike dhe konsiston në veshjen e një kostumi të veçantë që mat aktivitetin e muskujve kuadriceps, sartorius, muskujt e pjesës së pasme të kofshës dhe abduktorët.
Më pas përdoret realiteti virtual për të regjistruar lëvizjet në 3D. Avatari i pacientit në botën virtuale paraqet të dhëna të ndryshme, si fillim vetëm informacionet në lidhje me lëvizshmërinë të cilat regjistrohen nga pacienti, e më pas pacienti vesh rripat EIT me ndjeshmëri që dërgojnë informacione mbi përfshirjen e muskujve në këto lëvizje.
Duke kombinuar këto të dhëna mundësohet shfaqja e njëkohësishme e të dhënave të lëvizshmërisë dhe përfshirjes së muskujve, ndryshe nga situatat e tjera, duke përmirësuar saktësinë e përgjithshme të ushtrimeve me 15%.
“Ne dëshironim që rasti ynë të mos limitohej në kushtet klinike, por që të mundësonte rehabilitimin më të mirë për të gjithë atletët, pacientët që gjenden në fizioterapi, apo të gjithë personat që kanë lëvizshmëri të kufizuar nga sëmundjet, për të parë nëse ne do të jemi në gjendje të ndihmojmë jo vetëm me rekuperimin, por ndoshta dhe me parandalimin.” tha Junyi Zhu, student në degët e inxhinierisë elektrike dhe shkencave kompjuterike.