Kompanitë si Meta kanë nisur prej kohësh të fokusohen në idenë e krijimit të një eksodi dixhital. Momentalisht qarkullojnë shumë zëra se përmes VR ju do të punoni pa u shpërqëndruar apo se ambientet virtuale do të jenë e ardhmja. Megjithatë studiuesit nuk ndajnë të njejtin mendim.
Ata tregojnë se punimi në VR jo vetëm që është më tepër e lodhshme dhe irrituese, por gjithashtu nuk renditet në vendet e para për sa i përket metodave të punimit apo rritjes së produktivitetit që mendohet se do të sjellë.
Në revistën “Quantifying the Effects of Working in VR for One Week” tregohet një analizë e plotë e punimit për kohë të gjatë në një ambient virtual. Pjesëmarrësit, të cilët ishin punonjës apo shkencëtarë në një universitet, iu është kërkuar të punojnë në VR për një javë të plotë.
Rezultatet nuk ishin dhe aq pozitive.
Këto punonjës dhe shkencëtarë që morën pjesë në këtë studim përdorën një VR Headset Oculus Quest 2, për të testuar punimin në kushtet normale të përdorimit, pasi jo gjithkush mund të blejë një 12K Primax VR Headset që kushton $2,399.
Para se pjesëmarrësit të arrinin në gjysmën e kësaj jave raportuan për “nivele shqetësuese të dhimbjes simulatore” dhe “vlerësime përdorimi nën mesataren”. Dy nga këto subjekte nuk arritën të përfundonin as ditën e parë të punës në VR pasi përjetuan nauze, migrenë dhe ankth.
Irritimi i raportuar nga testuesit arriti një efekt negativ prej 42%, ndërkohë që ankthi u raportua nga 19% e pjesëmarrësve. Në përgjithësi, shëndeti mendor mendohet të ketë rënë me 20% gjatë kësaj jave përdorimi. Dhimbja e syve shkoi në 48%.