Ndër premierat e CES 2021 është edhe lajmi se Sony ka vendosur të futet më në fund në fushën e dronave. Kompania vetë e quan atë droni më i vogël i cili mban kamerat Alpha dhe është i krijuar për të krijuar video dhe foto profesionale
Nuk ka ende informacione më të detajuara për të, përveç faktit se është duke u përdorur për të filmuar qytete dhe panorama natyrore. Modeli i prezantuar në CES 2021 ka katër helika dhe dy këmbë të cilat ngrihen lart kur aparati është në fluturim, për të mos u shfaqur në filmime.
Airpeak është droni i parë për Sony por ama kamerat e saja Alpha janë nga më të mirat e industrisë. Aq sa edhe lideri i tregut DJI ofron mbajtëse për produktet Alpha. Fakti që Sony ka vendosur të futet edhe vetë në treg padyshim që sjell sfidë dhe konkurencë.