Qartazi Apple nuk e ka pasur lehtë punën me tastierat e MacBook. Mekanizmi Butterfly i 2015 ishte shumë i hollë, difektoz dhe butonat mund të ngecnin. Këtë vit u zëvendësua për fat nga Magic Keyboard por duket se një design tjetër totalisht ndryshe mund të jetë rrugës.
Një patentë e re e pikasur nga Patently Apple na shfaq skicat e teknologjisë së re e cila do të bazohet në magnete, tastiera do të zhytet totalisht brenda falë tyre kur kapaku mbyllet dhe do të ngrihet lartë kur kapaku të hapet.
Kjo do të lejonte Apple të prodhojë laptopë edhe më të hollë.
Produktet e Apple janë goxha të hollë por siç edhe tastierat e tyre kanë treguar kjo vjen me kostot e veta. A do të jetë kjo vallë zgjidhja për më pak kompromis mes pamjes dhe cilësisë?
Sigurisht jo çdo patentë e sheh vitrinën, por është një ide interesante dhe pse jo do të na pëlqente ta shihnim të trupëzuar.