Janë lojrat e vogla që Google preferon të luaje dhe imazhi i saj krejt miqësor e familjar ajo që na tërheq zakonisht drejt saj. Detyra më e fundit e kompanisë duket se është teknologjia që mund të vishet. Dhe koncepti i radhës shkon përtej përdorimit që do të shqyrtojmë më poshtë.
I/O Braid është një gërshetë tekstili dhe sensorësh të aftë për të njohur gjeste bazike si pickimi, goditja e lehtë, shtrydhja, ose rrëshkitja mbi të. E konkretizuar më së miri në një palë kufje të cilat këto gjeste i përkthejnë si komanda për të kontrolluar audion e smartphonit tënd.
Kujt i duhen një palë butona tradicional kur mjafton të prekësh për fillo/ndalo, dy të prekura për këngën e radhës, dhe rrotullimi për volumin, në një segmet ku të duash të kordës së kufjeve. Dhe për më shumë stil; një fibër optike që ndërron ngjyrë për reagim virtual gjithashtu.
Koncepti është akoma në fazë testimi sipas Google, dhe është goxha e gjerë fusha e përdorimit, integrimi në veshje do të jetë nga të parat, imagjino një bluzë me kapuç ku me anë të gjesteve të ndryshme mund të komandosh smartphonin ose aparate të tjera.
Në momentin që po flasim materiali arrin të njohë saktë deri në 94% të gjesteve, dhe pavarsisht se mjaft solide nuk është në nivelin e duhur për konsumatorin. Ndaj nëse do ta hedhin ndonjëherë në treg si produkt konkret mbetet për tu pritur.