Pavarsisht debatit të gjatë në botë rreth privatësisë dhe ruajtjes së saj, si rrjedhojë e tentativave për të krijuar aplikacione të monitorimi të kontaktit, vetë kompanitë e smartphonëve kanë në databazën e tyre intenerarin e lëvizjeve të secilit prej nesh.
Dy gjigandët e sistemeve operative Android dhe iOs respektivisht Google dhe Apple kanë mundësinë të tregojnë se sa të bindur po tregohen popujt nëpër botë.
Google i publikoi shifrat e saja pak kohë më parë por Shqipëria nuk ishte llogaritur askund.
Apple nga ana tjetër, ka publikuar para pak orësh grafikët e saj për përdoruesit e iPhone, ndarë në lëvizje në këmbë dhe lëvizje me makinë. Pa deklaruar asgje personale, të dhënat mbeten në nivel makro dhe anonime. Dhe kurioziteti nuk na la pa kontrolluar Shqipërinë e cila mesa duket qënka treguar e përgjegjshme.
Grafikët marrin si pikë reference qarkullimin që nga 13 Janari 2020 si 100% e lëvizjes dhe ndryshimin deri në 14 Prill 2020 sa i përket intensitetit të të dyja aktiviteteve.
Mesatarisht shqiptarët kanë lëvizur 67.3% më pak në këmbë duke na pozicionuar në vend të 8 në botë dhe kanë vozitur 70% më pak duke zënë vendin e 19.
Për të parë edhe vetë grafikët kliko këtu dhe krahaso vendin tonë shembullor me pjesën tjetër të botës.
Sigurisht që këto janë statistika që i përkasin përdoruesëve të iOS dhe për një statistikë të plotë do të duhej të llogarisnim edhe ata që kanë Android, ata që nuk kanë celular smart, dhe ata pa celular fare.
Por sidoqoftë ky është një tregues. Karantina është lufta më e fortë ndaj pandemive dhe ne si popull si kurrë ndonjëherë po bindemi e po i zbatojmë urdhrat.
Së bashku do ia dalim!