Alexander Atamanov, krijuesi i një kompanie ruse që prodhon hoverbike, ka shpërndarë një video mjaft të frikshme në internet ku duket qeni robot UnitreeYushu që qëllon me armë në drejtim të një kodre të mbuluar me borë.
Qeni robot shfaqet teksa ka të instaluar në kurrizin e tij një armë ruse të njohur si PP-19 Vityaz e cila është e bazuar në dizajnin e AK-47. Ka shumë gjëra që ne ende nuk i dimë rreth aftësive të këtij roboti, por nëpërmjet videos mund të kuptojmë se ka disa probleme me qëndrueshmërinë, pasi sa herë qëllon i duhet pak kohë të ribalancojë veten.
Biznesmeni rus, i cili tani jeton në New York City, ka përfunduar studimet për inxhinieri dhe drejtësi, dhe e cilëson veten si një “pioner dhe ekspert lider ndërkombëtar në fushën e teknologjisë personale të aviacionit” në faqjen e tij në LinkedIn.
Boston Dynamics, një tjetër prodhues i qenve robotikë, ka thënë se ai nuk dëshiron që të shikojë nga njerëz të ndryshëm vendosjen e armëve mbi këto robotë, megjithatë NYPD ka nisur testimin e tyre për të patrulluar ndërtesa të ndryshme.
Një qen robotik me një sniper 6.5mm Creedmoor të instaluar në trupin e tij mund të godasë me saktësi një shënjestër që është 1.2 km larg, sipas US Army.