Njerëzimi mund të ketë bërë një hap përpara drejt luftës për një botë me konsum më të pastër, e përgjigjja fshihet tek dioksidi i karbonit. Ky i fundit emetohet rregullisht nga mjetet e trasnportit në çdo qarkullim, tonelata të tilla. Po sikur ta kthejmë proçesin mbrapsht?
Këtë pyetje kanë bërë shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit, të cilët arritën të kthejnë CO2 në karburant për motorra reaktiv, plotësisht funksional.
Skuadra nxehu një përzjerje acidi citrik, hidrogjeni dhe një katalizator hekur-magnez-potasium për t’a kthyer dioksidin e karbonit në karburant të lëngshëm. Metoda sipas tyre nuk është e kushtueshme dhe as e komplikuar, përveç faktit që kërkon sasi të mëdha CO2, laboratori prodhoi vetëm pak gramë karburant.
Imagjino të furnizosh një avion, apo një flotë të tëre. Vështirësia e këtij propozimi ka të bëjë me ngritjen sistemeve të kapjes së dioksidit të karbonit e më pas konvertimin për t’u ripërdorur, por edhe këto sisteme duhet të funksionojnë me energji të rinovueshme.
Studiuesit thonë se janë duke punuar me një sërë sektoresh të industrisë për të kuptuar si mund të vihet koncepti në praktikë. Edhe prodhuesit e avionëve janë të interesuar sigurisht pasi shumë shpejt do të duhet ndryshim dhe avionët elektrikë janë ende dekada larg.