NanoAvionics ka prezantuar një “selfie” të satelitit në 4K të shkrepur nga një GoPro Hero 7 ndërkohë që mikrosateliti i kompanisë fluturoi rreth 550km mbi Great Barrier Reef.
Mikrosateliti MP42 u lançua përmes raketës Falcon 9 të SpaceX më herët gjatë këtij viti dhe kamera, e montuar në një selfie-stick të fuqishëm, u përdor për të shkrepur fotografi që demonstrojnë teknikën për vendosjen e ngarkesës, impaktet e mikrometeoritëve dhe zbulimin e problemeve të përgjithshme të pajisjes.
Një tjetër përfitim i vendosjes së kësaj kamere është dhe shkrepja e fotografive mahnitëse me Tokën në sfond.
Për të ruajtur në gjendje funksionale GoPro Hero 7 në hapësirë u kryen disa modifikime, duke bërë një veshje të veçantë për kamerën. Më pas kjo veshje u testua për t’u siguruar se do të funksiononte në vakumin dhe ndryshimin e temperaturave në orbitë. Gjithashtu u përgatit një software për të bërë GoPro-n të komunikonte me sistemet e satelitit.
Përzgjedhja e kësaj kamere u bë për të ulur kostot e prodhimit, pasi përdorimi i një kamere hapësinore kërkon disa muaj për t’u zhvilluar, përveç faktit se është shumë herë më e shtrenjtë.
“Transmetimi i disa GB imazhe dhe videosh gjatë përdorimit të kameras me komanda të programuara nga Toka ishte shumë i ngarkuar në të dhëna.” tha Ernestas Kalabuckas, CTO i NanoAvionics.