Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Njihuni me teknologjinë që do të ndryshojë jetën tuaj në 2026
    31 Dhjetor, 2025
    Samsung do të integrojë Google Photos në televizorët Samsung AI, duke ofruar një mënyrë të re për të rizjetuar kujtimet
    30 Dhjetor, 2025
    Këto janë invoacionet më të reja që mezi presim të shohim në CES 2026
    30 Dhjetor, 2025
    Teknologjia e re kineze mund të bëjë që avionët luftarakë të fuqizohen nga valët elektromagnetike
    30 Dhjetor, 2025
    Bashkë-themeluesi i WeTransfer po krijon një tjetër shërbim për ndarjen e fotove
    30 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Honor prezanton smartphone-in e ri me performancë të jashtëzakonshme falë baterisë me kapacitet 10,000mAh
    28 Dhjetor, 2025
    Xiaomi prezanton 2 modele të reja premium me një dizajn unik dhe unazë mekanike zmadhimi
    26 Dhjetor, 2025
    OnePlus prezanton një seri të re smartphone-sh gaming të quajtur Turbo
    22 Dhjetor, 2025
    Kapni çdo moment si profesionist me kamerën Galaxy
    22 Dhjetor, 2025
    Vepro më shumë, shkruaj më pak: Si Era zbuloi sekretin e produktivitetit me Galaxy S25 FE
    18 Dhjetor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Aplikacioni Splat përdor AI për të shndërruar fotot tuaja në një pikturë që mund të ngjyroset nga fëmijët
    24 Dhjetor, 2025
    TikTok firmos marrëveshjen me SHBA për të shmangur një ndalim të mundshëm
    22 Dhjetor, 2025
    Rregullat e reja të lojës: Si mund të kthehet TikTok nga ‘armik’ në një aleat edukativ?
    19 Dhjetor, 2025
    Google Translate lejon përdoruesit të dëgjojnë në kufje përkthim në kohë reale
    13 Dhjetor, 2025
    Miliona fëmijë dhe adoleshentë humbin aksesin në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale pas ndalimit nga qeveria australiane
    10 Dhjetor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Ekziston një mënyrë e thjeshtë për të testuar nëse ju vuani nga afantazia
    26 Dhjetor, 2025
    Boja e krijuar nga bakteret do të përdoret për të mbrojtur astronautët nga rrezatimi në Hënë
    22 Dhjetor, 2025
    Rreth 90% e pacientëve raportojnë ndryshime të personalitetit pas një transplanti organi
    22 Dhjetor, 2025
    Studimi zbulon se fëmijët veganë janë më të dobët dhe më të shkurtër se fëmijët që konsumojnë mish
    15 Dhjetor, 2025
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Studimet tregojnë se disa video-lojëra përmirësojnë funksionin e trurit
    26 Dhjetor, 2025
    Video-lojërat e njohura sjellin përfitime emocionale për adultët e rinj
    24 Dhjetor, 2025
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Nga Poli i Veriut në Tiranë: Mektrin sjell Babagjyshin në rrugët e Tiranës
    30 Dhjetor, 2025
    Makina e parë elektrike nga Sony dhe Honda do të lejojë pasagjerët të luajnë PS5
    28 Dhjetor, 2025
    Kia PV5 vlerësohet me dy çmime të rëndësishme: “Guinnes World Record” dhe “Furgoni i Vitit 2026”
    26 Dhjetor, 2025
    Fundi i “kaosit” me makinat kineze në Shqipëri. Çfarë duhet të dini për Ligjin e ri të Eksportit nga Kina
    23 Dhjetor, 2025
    BE do të shtyjë planet për ndalimin e makinave me motor me djegie të brendshme në vitin 2035
    13 Dhjetor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Në 2026 NASA do të realizojë një mision unik për të shpëtuar një teleskop të destinuar për t’u përplasur në Tokë
    31 Dhjetor, 2025
    Astronautët e NASA do të fluturojnë sërish përreth Hënës në vitin 2026
    31 Dhjetor, 2025
    Njerëzit që pinë ujë nga bidonat plastikë gëlltisin rreth 90,000 migrogrimca plastike më shumë çdo vit
    30 Dhjetor, 2025
    Studimi i ri zbulon impaktin e fortë psikologjik të fjalëve në një këngë
    30 Dhjetor, 2025
    Ndalimi i përdorimit të telefonave në shkollat e NYC zbulon se studentët nuk dinë të lexojnë orët analoge
    28 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: Samsung sjell risi me kondicionerin Wind-Free™ Deluxe
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Samsung sjell risi me kondicionerin Wind-Free™ Deluxe
Tech

Samsung sjell risi me kondicionerin Wind-Free™ Deluxe

Last updated: 20 Korrik, 2020 3:57 pm
Ndaj
7 Min lexim

Pas prezantimit zyrtar të platformës së kondicionerëve me montim muri Wind-Free™ në janar të këtij viti, Samsung tashmë prezanton Wind-Free™ Deluxe, një kondicioner me montim në mur për pompat e tij ngrohëse VRF (DVM) dhe Eco Heating System (EHS). Me Wind-Free™ Deluxe për VRF, Samsung zgjeron gamën e tij Wind-Free™ në ndërtesa komerciale të mesme dhe të mëdha, si p.sh. hotelet dhe zyrat. Me Wind-Free™ Deluxe për EHS, për shtëpitë e banimit mund të krijohet një zgjidhje e njësuar ngrohje-ftohjeje. Wind-Free™ Deluxe vjen me teknologjinë unike Wind-Free™ Cooling të Samsung, të plotësuar me opsione komandimi inteligjente dhe lehtësi më të madhe instalimi.

Samsung Electronics Air Conditioner Europe B.V. (SEACE) sot lançon zyrtarisht Wind-Free™ Deluxe: kondicionerin e ri me montim në mur për gamën e produkteve të tij të pompave ngrohëse VRF (DVM) dhe Eco Heating System (EHS), me teknologjinë unike Wind-Free™ Cooling dhe funksione komandimi inteligjente. Për EHS, Wind-Free™ Deluxe mund të kombinohet me pompën ngrohëse TDM Plus dhe njësinë Tank Integrated Hydro Unit, për të formuar një zgjidhje ClimateHub për ftohje, ngrohje dhe furnizim me ujë të ngrohtë për banesën. 

 

Me prezantimin e gamës së re Samsung Wind-Free™ me montim në mur për instalim në banesa më herët gjatë këtij viti, ne kemi përforcuar pozicionin tonë lider në tregun e produkteve novatore për ftohje e ngrohje. Por ka qenë gjithnjë synimi ynë ta vëmë në dispozicion teknologjinë Wind-Free™ për një audiencë edhe më të gjerë.” – tha Xavier Feys, zv/President i departamentit të parashitjes, zhvillimit të biznesit, shërbimit të klientit dhe menaxhimit të produkteve në SEACE. “Me Wind-Free™ Deluxe, tani kemi mundësinë ta realizojmë këtë synim dhe t’u ofrojmë më shumë përdoruesve shansin të përjetojnë një klimë komode brenda pa rryma të pakëndshme ajri.

 

Teknologjia e ftohjes Wind-Free™

I ngjashëm me modelet Wind-Free™ me montim në mur për përdorim në banesa, Wind-Free™ Deluxe është i pajisur me teknologjinë unike Samsung Wind-Free™. Teknologjia Wind-Free™ përmirëson komoditetin në ambientet e brendshme duke përdorur mijëra mikrovrima për përhapjen e ajrit të freskët pa shpërthime të pakëndshme ere të ftohtë. Në modalitetin Wind-Free™, ajri përhapet lehtë e qetë, duke krijuar një mjedis ‘Still Air’1 që u mundëson njerëzve të jetojnë, punojnë e çlodhen në komoditet pa përjetuar rryma të pakëndshme ajri të ftohtë.

Funksionim inteligjent

Samsung Wind-Free™ Deluxe mund të vihet në punë përmes komandave të lidhura apo me valë që kanë funksione të ndryshme të përparuara për komandim komod të klimës në ambiente të brendshme. Për më tej, njësia mund të komandohet e monitorohet në distancë përmes Samsung SmartThings App dhe Bixby Voice Control2, duke u mundësuar përdoruesve ta ndezin apo fikin kondicionerin, të zgjedhin modalitete të preferuara ftohjeje, të planifikojnë veprimet dhe të monitorojnë konsumin e energjisë. Për ofrimin e funksioneve Smart, duhet instaluar seti opsional Wi-Fi.

 

Wind-Free-DeluxeWeb.jpg

 

Instalim i lehtë

Njësia e re është projektuar për instalim e servis më të lehtë dhe më të shpejtë se modelet e zakonshme me montim muri. Krahasuar me kllapat e zakonshme, Wind-Free™ Deluxe përdor kllapa me rul që rrëshqasin lehtësisht në vend dhe për të cilat nevojiten vetëm dy vida instalimi. Kjo sjell deri në 45% ulje të kohës së instalimin në krahasim me modelet e zakonshme3. Për më tej njësia vjen me një kapak puthitës të poshtëm që mund të hapet e të mbyllet lehtë në rast servisi. Për shkak të vendosjes së jashtme të filtrave të ajrit, servisi mund të kryhet pa e hapur të gjithë njësinë.

TDM Plus

Brenda gamës EHS, Wind-Free™ Deluxe mund të kombinohet me sistemin TDM Plus. Ky sistem është sistem tërësor ajër-ujë (A2W) dhe ajër-ajër (A2A) që ofron një zgjidhje të plotë klime për shtëpinë. Mund të përdoret gjatë gjithë vitit për ftohje dhe ngrohje, për t’iu përgjigjur një larmie situatash e nevojash të ndryshme të përdoruesve. Mundëson ngrohje/ftoje nën dysheme dhe ngrohje me radiator, si dhe ofron ftohje ajër-me-ajër me opsione të ndryshme për kondicionimin e ajrit, si p.sh. Wind-Free™ Deluxe. Potenciali i sistemit mund të maksimizohet duke e lidhur në rrjetin inteligjent apo me energjinë diellore (PV).

Linja e produkteve

Modelet Wind-Free™ Deluxe të Samsung ofrohen nga sot si DVM (Variable Refrigerant Flow) dhe Eco Heating System (EHS).

  • Për VRF (DVM) njësitë luhaten në kapacitet nga 1,5 deri në 8,2 KW dhe ofrohen me dhe pa set EEV.
  • Për EHS njësitë luhaten në kapacitet nga 1,5 deri në 8,2 KW dhe ofrohen vetëm me një set EEV.
  • Ofrimi i gamave të ndryshme mund të ndryshojë sipas tregut vendas.

 

1. ASHRAE (Shoqata Amerikane e Inxhinierëve të Ngrohjes, Ngrirjes dhe Kondicionerëve) e përcakton “ajrin pezull” si rryma ajri që lëvizin me shpejtësi nën 0,15 m/s, me mungesë rrymash të ftohta.

2. Nevojitet lidhje me Wi-Fi dhe llogari në aplikacionin Samsung SmartThings. Wi-Fi Kit duhet porositur veçmas. Kërkon iOS 10.0 e lart dhe Android 5.0 e lart. Mund të ketë kërkesa të mëtejshme për ta zbatuar SmartThings për ndërtesa tregtare të madhësive të mesme e të mëdha. Ofrimi i veçorive të përshkruara mund të varet nga ekzekutimi. Komandimi zanor me Bixby ofrohet në anglisht (SHBA, MB, Indi), kinezisht, koreanisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, portugalisht dhe spanjisht.

3. Provuar në modelin AM022TNVDKHEU në krahasim me modelin e zakonshëm AM022JNVDKHEU të Samsung në kushte të caktuara prove dhe mund të luhatet në varësi të faktorëve dhe të përdorimit të caktuar.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Lapsi i ri Apple do të bëjë copy/paste ngjyrat nga objektet në iPad
Tjetra Pamja finale e Samsung Galaxy Note 20 do të jetë kjo

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Në 2026 NASA do të realizojë një mision unik për të shpëtuar një teleskop të destinuar për t’u përplasur në Tokë
Entertainment
31 Dhjetor, 2025
Astronautët e NASA do të fluturojnë sërish përreth Hënës në vitin 2026
Entertainment
31 Dhjetor, 2025
Njihuni me teknologjinë që do të ndryshojë jetën tuaj në 2026
Tech
31 Dhjetor, 2025
Nga Poli i Veriut në Tiranë: Mektrin sjell Babagjyshin në rrugët e Tiranës
Cars
30 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Tech

Rikthehet VivaTech, eventi më i madh start-up në Evropë

15 Prill, 2021
Tech

Snapdragon 8 Gen 2 është më i shpejtë, më efiçient, mbështet ray tracing dhe WiFi 7

17 Nëntor, 2022
Tech

Kina do të rivalizojë Starlink, planifikon lançimin e 15,000 satelitëve në orbitën e ulët për të ofruar internet

8 Gusht, 2024
Tech

8 smartphone u vlerësuan për inovacion në CES 2021

7 Janar, 2021

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?