Samsung është shprehur se një event Galaxy Unpacked do të organizohet në datën 28 prill, në të cilën do të prezantohet pajisja më e fuqishme Galaxy. Në trailer-in e publikuar Samsung, si zakonisht, nuk shfaq shumë informacione rreth tij.
Me shumë mundësi nuk bëhet fjalë për prezantimin e një smartphone-i të ri, pasi një proçesor që është dhë më i fuqishëm se Snapdragon 888, nuk është i krahasueshëm me një proçesor të ndonjë laptopi. Ndoshta bëhet fjalë pikërisht për linjën e laptopëve Galaxy Book që presin prej kohësh një update-im.
Modelet prezente të kësaj linje janë prezantuar që në 2019 dhe përdorin gjenereatën e 10 të proçesorëve nga Intel. Ato mund të rifreskohen me çipet e gjeneratës së 11 Tiger Lake ose variantet 35W të serisë H nga Intel, të cilët do të ishin me të vërtetë produkte shumë të fuqishme.
Mirëpo kohët e fundit ka raportime se Samsung po punon për krijimin e linjës së re Galaxy Book Pro, me ekrane OLED, suport për S Pen dhe CPU të upgrade-uar.
Nëse ne përdorim pak imagjinatën për të zbërthyer sekretin e videos, duke sikur ai ndriçim përfaqëson një laptop të hapur, megjithatë gjithçka do të zbulohet në 28 prill.