Samsung ka prezantuar një monitor të ri smart të quajtur M8, me madhësi 32 inç dhe rezolucion 4K, i cili vjen në 4 ngjyra të ndryshme: e bardhë, blu, jeshile dhe rozë. Opsioni me ngjyrën e bardhë do të kushtojë $699, ndërkohë që opsionet e tjera kushtojnë $30 më shumë. Dizajni mjaft i bukur dhe elegant e bën këtë pajisje një kokurues direkt të Studio Display të Apple, që kushton $1,600.
Ky monitor ka speakers të përfshirë dhe ofron suport për HDR 10+ që ju të shikoni lehtësisht filmat e preferuar në platformat si Netflix, Disney Plus apo Apple TV Plus. Tashmë video telefonatat bëhen dhe më të këndshme falë kameras së ekranit, e cila ju ndjek ndërkohë që ju lëvizni.
Mbajtësja e përfshirë ofron mundësinë e rregullimit të këndit të shikimit dhe lartësisë së ekranit, madje mund të ulet deri sa të arrijë sipërfaqjen e tavolinës suaj. Në pjesën e pasme të këtij monitori do të gjenden 2 porta USB-C (që mbështesin karikimin 65W) dhe një micro HDMI.
Data e daljes në treg nuk është bërë ende e ditur, mirëpo Samsung ka nisur të ofrojë rezervimin e kësaj pajisje. Samsung M8 është një zgjedhje e duhur për të gjithë personat që dëshirojnë një monitor plot stil dhe që ofron kualitet të lartë.